Një ditë pas árrestimit të tij nga SHÇBA, Shefi i Komisariatit të Pòlicisë në Fushë Arrëz Izmir Duraku është përjashtuar nga radhët e pòlicisë së shtetit. Vendimi është marrë sot nga drejtori i Përgjithshëm i Pòlicisë së Shtetit, ndërsa hetimet për ngjarjen që ka ndodhur në vitin 2015 vijojnë ende nga ana e prokurorisë.
Duraku është kallëzuar së fundmi nga vajza e cila pretendon se është abuzuar s*ksualisht, në prani dhe të një psikologu, dhe kjo nuk ishhte hera e parë që ai denoncohet për një vepër të tillë. (Lexo edhe ketu, akuzen e mbeses se Martin Camajt).
Sipas njoftimit të SHÇBA, ka dyshime të forta se në prill 2015 vajza është ngacmuar s*ksualisht nga shefi i Pòlicisë Izmir Duraku, atë kohë Specialist i Hetimit të Krimit, ku kishte shkuar për të denoncuar përdhùnimin që i kishin bërë disa persona të tjerë, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër.
”SHÇBA ndaloi I.D., me detyrë aktuale Shef i Postës se Pòlicisë ne Fushë Arrëz, në DVP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me dhùnë me të rritura”. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për hetime të mëtejshme.
Ndërkohë autoritetet shtetërore dhe organizata jo fitimprurëse kanë marrë në mbrojtje shtetasen duke e strehuar dhe duke u përkujdesur, në një Qendër Sociale”, thuhej në njoftimin e mbrëmshëm të pòlicisë. Dëshmia e vajzës pritet që të bëhet publike mbrëmjen e sotme në një studio televizive, emision i cili është regjistruar disa ditë më parë, dhe pas tij vajza është strehuar në një qendër sociale. (E.K/Faxweb.al)