Pas emërimit të Ardi Veliut në krye të Policisë së Shtetit vendin e tij në krye të Policisë së Tiranës e zë Dhimitraq Ziu.
Deri më tani Ziu mbante detyrën e zëvendësdrejtorit për Sigurinë Publike. Komandimi i tij në këtë detyrë është bërë nga ana e Veliut.
Zgjedhja e Veliut në krye të Policisë së Shtetit është pritur me kontestime, pasi edhe sipas ekspertëve ai nuk ka eksperiencën e mjaftueshme për të mbajtur një detyrë kaq të rëndësishme.
Nuk dihet nëse komandimi i Ziut është i përkohshëm, dhe se kur do të jetë konkursi tjetër.
(E.K/FAXWEB)