Ardi Veliu, drejtori i përgjithshëm i Policisë është ndalur sot në analizën vjetore në qytetin e Beratit.
Veliu theksoi faktin se në këtë qytet ka pasur asnjë ngjarje të rëndë kriminale për vitinqë lamë pas.
Drejtori Veliu: Jemi sot në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat për të zhvilluar analizën vjetore të punës së bërë nga kjo Drejtori për vitin 2017.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka patur rezultate pozitive. Vlen për të theksuar që gjatë vitit 2017 në këtë territor nuk është evidentuar asnjë vepër e rëndë penale, pra shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero.
Ashtu si dhe dua të theksoj se numri i aksidenteve me pasoja të rënda, pra me pasoja fatale është jashtëzakonisht i ulët në krahasim me Drejtoritë e tjera Vendore të Policisë.
Gjithashtu përveç problematikave dhe rezultateve të evidentuara në këtë analizë u këmbëngul dhe u theksuan edhe prioritetet ku do të fokusohet puna e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat për vitin 2018, ku prioriteti kryesor do të jetë vazhdimi pa ndërprerje i operacionit “Forca e Ligjit” si dhe puna parandaluese që duhet të bëhet në drejtim të eleminimit të fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike pavarësisht numrit të ulët të sipërfaqes apo të rrënjëve të evidentuara gjatë vitit 2017.
Në vitin 2018 gjithë puna e Policisë së Drejtorisë Vendore Berat do të fokusohet që ky fenonem të mos ekzistojë më në këtë qark.
Pyetje: Do të ketë reformë në Polici?
Drejtori Veliu: Jo, në Polici nuk do të ketë reforma. Në Polici do të ketë ristrukturim ose riformatim për ta bërë strukturën sa më efiçente dhe më fleksibël.
Faleminderit!