05:56 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ardi Veliu prezanton drejtorin e ri në Shkodër: Do të godasim grupet kriminale, Vettingu do të fillojë nga unë

13:41 | 17/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prezantohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Veliu: Nevojë për ristrukturim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka folur për mediat pas përfundimit të analizës vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ku mori pjese dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Gjatë kësaj analize u preantua edhe Drejtori i ri Vendor, Vehbi Bushati.

“Sapo përfunduam analizën vjetore të Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër. Gjatë vitit 2017 ka patur rezultate të prekshme, qoftë përsa i përket uljes të numrit të bimëve narkotike apo sipërfaqeve të evidentuara në këtë territor nga Policia, në krahasim me vitet e kaluara. Ky ka qenë rezultat historik përsa i përket evidentimit të numrit më të ulët. Njëkohësisht ka patur rezultate të prekshme edhe në goditjen e veprimtarisë së grupeve kriminale në kudër të operacionit “Forca e Ligjit”. Ne sot prezantuam edhe Drejtorin e ri Vendor të Policisë Shkodër. Me efektivët dhe me drejtuesit e Drejtorisë Vendore vendosëm dhe prioritetet dhe objektivat që do të ketë Drejtoria Vendore Shkodër për vitin 2018. Janë objektiva që nuk do t’i ketë vetëm Drejtoria Vendore, por janë objektiva të Policisë së Shtetit dhe do të përmbushen dhe do të realizohen gjatë këtij viti,”- u shpreh Veliu.

I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë tashmë fokusi kryesor, Veliu u shpreh se do të vazhdojë pa ndërprerje goditja e veprimtarisë së grupeve kriminale të evidentuara.

“Fokusi kryesor do të vazhdojë pa ndërprerje goditja e veprimtarisë së grupeve kriminale të evidentuara në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Prioriteti i dytë do të jetë lufta dhe goditja që do t’i bëhet evidentimit të numrit të personave, të cilët janë evidentuar gjatë viteve të kaluara si persona, të cilët kanë ushtruar aktivitetin e kultivimit të bimëve narkotike dhe minimizimin në maksimum të sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike dhe të numrit të bimëve narkotike.”- vijoi më tej Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Më tej Veliu ju përgjigj pyetjes nëse edhe qarku Shkodër ndër më problematikët në Shqipëri ashtu si Elbasani, Durrësi apo edhe Fieri.

“ Jo, absolutisht jo. Perceptimi për mendimin tim është perceptim i gabuar edhe për faktin se ju jetoni vetë në qytetin e Shkodrës, e prekni gjendjen e rendit dhe të qetësisë dhe ju duhet të jeni pararoja e pasqyrimit të realitetit të gjendjes së rendit dhe sigurisë në Shkodër. Në Shkodër kemi persona që ushtrojnë aktivitet kriminal, ashtu si Policia është duke i goditur dhe duke i ndëshkuar në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit këtë aktivitet.”

Përsa i përket çështjes së Vettingut, Drejtori Ardi Veliu komentoi si më poshtë:

“ Qëllimi i Vettingut në Polici është që struktura policore të jetë një strukturë me integritet. Vettingu është i ndërtuar mbi tre boshte kryesore: mbi profesionalizimin, mbi integritetin dhe mbi pjesën e pasurive, duke vlerësuar edhe atë çka përfaqësojnë vetë punonjësit e Policisë. Patjetër në Vetting do të kalojë gjithë struktura duke filluar nga unë deri tek punonjësi më i fundit. Qëllimi është që punonjës, të cilët kanë qenë të implikuar apo punonjës të cilët kanë treguar shkallë të ulët profesionalizmi dhe përfshirje në aktivitete kriminale do të largohen nga strukturat e Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka nevojë për punonjës policie me integritet, profesionistë dhe të sakrificës.”

(F.M/Faxweb)

Etiketa: Shkoderveliu
Pas

“Më shfrytëzonte kur isha shtatzënë”, Eneda Tarifa ka një apel të fortë

Para

Ç’po ndodh në Fier, 4 vdekje në pak ditë

Para
Ç’po ndodh në Fier, 4 vdekje në pak ditë

Ç’po ndodh në Fier, 4 vdekje në pak ditë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.