Një atentat me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, në zonën e Krastës.
Ardian Çapja 55-vjeç është qëlluar me armë zjarri teksa ka qenë në banesën e tij, ndërkohë që plumbi e ka prekur në afërsi të brrylit dhe ky është atenati i tretë i bërë ndaj tij.
Ndërkohë mësohet se është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, megjithëse ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Çapja është qëlluar me snajper në pjesën e pasme të banesës së tij, ndërkohë që kur është paraqitur në spital ka deklaruar se ka pësuar një incident.
Familjarët e tij tentuan që të fshihnin ngjarjen, duke thënë se Çapja ishte rrëzuar në banesë, por sipas pòlicisë, ai ka mbetur i plágosur me ármë zjárri.
Ndërkohë që policia do të sekuestrojë edhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë hotelit ‘Univers’ të fisit Çapja për të shkuar në gjurmët e autorëve.
Po ashtu janë publikuar edhe pamjet ku u gjet i shkrumbuar mjeti që dyshohet se është përdorur nga atentatorët.
Fax News mëson se brenda automjetit të djegur është gjetur arma snajper e cila dyshohet të jetë përdorur në plagosjen e Capjas
Pak minuta pas sinjalizimit për plagosje një makinë u gjet e djegur në zonën e Fushë Mbretit, ndërsa sipas burimeve të Faxweb.al bëhet me dije se brenda saj ka pasur fishekë të pashpërthyer.
Gjatë aksionit për fikjen e zjárrit brenda saj ka mbetur i lënduar dhe një punonjës i zjárrfikëses së
Elbasanit, i Dashamir Muhaxhiu i cili ka marrë një plumb.
Njoftimi i pòlicisë: Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plágosur me ármë zjárri. Pòlicia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
‘Në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, rreth orës 09:43, është gjetur duke u djegur një mjet tip “Volkswagen”. Për shuarjen e zjarrit kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe gjatë punës për shuarjen e zjarrit është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën, punonjësi i zjarrfikëses shtetasi D. M, 38 vjeç. Dyshohet së plagosja është shkaktuar si pasojë e plasjes së plumbave që mund të kenë qenë në bagazhin e automjetit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.
Kush është Ardian Çapja: 55 vjeçari u ka shpëtuar më herët dhe të paktën dy átentateve, ndërkohë që ngjarjet lidhen me ko nflikte të vjetra që fisi i tyre ka pasur në qytetin e Elbasanit. Më 3 shkurt 2016 u vr anë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një a tentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plágosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kríminale, por edhe ka qenë pre e tyre.
Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në ko nflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i v rarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Pòlicisë. Kjo pasoi me vrásjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.
Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrásjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në árrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ek zekutua Fadil Mema.
Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vr arë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plágosurve ishte dhe Florenc Çapja. Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u árrestuan për sùlm ndaj disa efektivëve civilë të Pòlicisë pasi dyshonin se do të kryenin átentat ndaj tyre.(M.Q/Faxweb.al)