Modelja e njohur Adrola Dushi u shfaq e indinjuar nga fansat e saj për një foto që shfaqej me të birin duke u puthur në buzë.
Nga komentet kritike ajo e fshiu foton por mesa duke ajo ka ndërruar mendje. Modelja e njohur ka rikthyer foton në Instagram, ku shfaqet duke u puthur me të birin dhe ka mbajtur të njëjtin status.
“Doja mos të prishja qetësinë e pushimeve të mia dhe mos të merresha me komentet ofenduese por e fshiva këtë foto,shumë të dashur për mua, por që ka shkaktuar shumë polemika. Jam e vetëdijshme që jo çdo postim i imi do shkaktojë simpatinë tuaj, që jo çdo postim do të shkaktojë dashamirësinë tuaj, të cilën nuk ma keni kursyer asnjëherë.
Kurrë nuk kam pritur që të më ofendonit për mënyrën se si unë ia transmetoj dashurinë tim biri. Si t’i edukojmë fëmijët ka forma të caktuara, si t’ju flasim atyre ka forma të tjera.
Çdo kush mund të të japi një këshillë se në çfarë forme t’i bëjmë këto gjëra. Gjithçka në jetë bëhet sipas disa formave vetëm trasmetimi i dashurisë tek fëmija yt nuk mund të ketë formë as mënyrë. Dashuria për fëmijën është ndjenja më e madhe në botë dhe asnjë psikolog, doktor, i afërm apo kushdo qoftë nuk mund të të tregojë se si ta shfaqësh atë. Për gjithçka mund të më kritikoni, por vetëm se si e shfaq dashurinë ndaj fëmijës tim jo, aq më pak të më ofendoni.”, u shpreh modelja e njohur pas rikthmit të fotos me të birin. (J.V/Shuplaka)