Në shërbesën përkujtimore për vdekjen heroit Gjegj Kastrioti-Skënderbeut, organizuar nga Mitropolia e Apollonisë dhe e Fierit, At Dhimitri ka paraqitur një sërë provash që sipas tij vërtetojnë faktin se ai ka qenë ortodoks.
Pas kësaj deklarate e cila u shpërnda me të shpejtë nga mediat online, ka reaguar edhe drejtori i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido
“Shoh sot mediat online që janë “habitur” e “provokuar” që dikush ka thënë se Skënderbeu ka lindur ortodoks”, shkruan ai, ndërsa sqaron se nuk ka asnjë dyshim që Skënderbeu ka lindur ortodoks, është rritur mysliman e ka vijuar jetën si i krishterë. Por kjo është e pavendtë të shihet si përçarje e jo bashkim.
POSTIMI I PLOTË:
Kam mbet jashtë bote
Shoh sot mediat online që janë “habitur” e “provokuar” që dikush ka thënë se Skënderbeu ka lindur ortodoks
Skënderbeu ka lindur në një familje feudale të Dibrës, me prindër arbëror ortodoks të traditës sllavonishte. I ati ka dhuruar dy fshatra ne Manastirin e Hinlandarit, ku vdiq dhe vllai i Skënderbeut. Ky i fundit u martua me nje ortodokse me shumë gjasa ne Manastirin ortodoks shqiptar të Ardenicës.
Hipoteza e hedhur nga Noli se mund të ishte unit i ritit bizantin ka rënë me kohë. Nuk ka dyshim se ai ka lindur ortodoks, u rrit mysliman (si nizam) u rikthye në krishtërim në kohën e bashkimit të Kishave, gjatë Këshillit të Firences dhe ndaj edhe u shpall Kampion i Krishtit nga Papa, edhe kishte atë shpirtëror, patriarkun e mëvonshëm, arbërin tjetër Shën Nifonin!
Skënderbeu na përket të gjithëve, pavarësisht feve. Fakti historik që ka lindur ortodoks, është rritur mysliman e ka vijuar jetën si i krishterë, krah Papës e Patriarkut njëherazi, veç e forcon figurën e tij mbarëkombëtare pa dallime.
Mirëpo, të shihet kjo si përçarje, e jo bashkim, është e pavendtë dhe jo në dobinë tonë kombëtare.
(B.H/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=E1qwU5Wpsr0
Discussion about this post