Këtë mbrëmje Ardit Gjebrean do ta shohim duke prezantuar me Elia Zaharinë festivalin e “Këngës Magjike”. Pas 15 vitesh, Elia Zaharinë do ta shohim përkrah të Gjebreas, për herë të parë si prezantuese. Në këtë sezon të 18-të të “Këngës Magjike”, do të ngjiten në skenë 16 zëra të rinj pasi fillimisht morën votën e jurisë përgjatë konkurrimit në “ E diela Shqiptare”.
Këtë herë Ardit Gjebrea, e zhvendos me një ditë maratonën e konkurrimit. Nata e parë gjysmëfinale do të vijë sot, ndërsa e dyta të enjten.
Ndërsa finalja është të shtunën e kësaj jave. Do të procedohet në të njëjtën mënyrë si në vitet e kaluara. Këngëtarët pasi të kenë dëgjuar njëri-tjetrin, do të japin vlerësimin për këngën më të mirë për 2016-ën, që do të mësohet në finalen e madhe të së shtunës.