Ardit Gjebrea më në fund po bën pushime dimërore. Por ai ka zgjedhur juglindjen për këto pushime. Pas një periudhe të ngarkuar me programe ai dhe familja e tij i kanë dedikuar vetes disa momente relaksi në Korçë.
Gjebrea ka publikuar disa foto në Instagram ku tregon sesa të nevojshme e ka qetësinë dhe momentet e ngrohta familjare. “Janë ato mëngjeset e rralla të vitit, kur hap sytë dhe sheh nga dritarja një pamje tjetër nga e zakonshmja… Pastaj të pret një mëngjes ndryshe, ku e gjithë familja bashkë shijon mbi të gjitha mikpritjen. Mirëmëngjes nga Korça!”, shkruan Gjebresë. (J.V/Shuplaka)