06:59 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Ardit nuk të do partia”, gazetari kritika pas shkarkimit të gjyqtarit: Ishte fjalëpak e nuk vendoste gjoba, ”gabimi” i vetëm dënimi i Tahirit

09:32 | 06/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Ardit nuk të do partia”, gazetari kritika pas shkarkimit të gjyqtarit: Ishte fjalëpak e nuk vendoste gjoba, ”gabimi” i vetëm dënimi i Tahirit

Ditën e djeshme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme Ardit Mustafaj, me pretendimin se ai nuk justifikonte dy hua që kishte marrë nga persona të tjerë.

Pavarësisht se Mustafaj paraqiti prova dhe dëshmi për të kundërtën, që pasuria e tij justifikohej, në fund KPK nuk u bind që të konfirmonte në detyrë, gjyqtarin që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pikërisht ky proces, sipas gazetarit Flamur Vezaj, ka penalizuar dhe gjyqtarin Mustafaj, që të paktën në sytë e medias, ishte një nga ata që nuk vendoste gjoba, dhe fjalët i kishte të pakta.

Vezaj shton se mbi gjyqtarin ka pasur një sërë kërcënimesh, të cilat nuk arritën dot asnjëherë që ta bënin Mustafajn të hiqte dorë nga çështjet që kishte në ngarkim.

“Ardit, nuk te do partia! Ardit Mustafaj i bashkohet atyre pak prokuroreve dhe gjyqtareve qe nuk e merituan shkarkimin! Nga eksperienca ime dhe njohja ne distance si gazetari me gjyqtarin ai nuk e meritonte te shkarkohet pasi nuk ishte nga ata gjyqtaret qe vendoste gjoba, kishte tarife gjykimi, shoqerohej me kriminel apo bente kompromise me ata! Ishte korrekt dhe fjale pak e hic me pak ta shikoje ndonjehere kafeve per rreth gjykates sic rrinin shume prej gjyqtareve me palet apo avokatet qe kishin ceshtje!

Vec ketyre ai ishte ne mesin e atyre gjyqtareve qe eshte kercenuar disa here per shkak te detyres dhe prap nuk ka heq dore nga gjykimet e ceshtjeve! Nuk po numeroje ceshtjet qe ka gjykuar apo burgimet e perjetshme qe ka dhene por mendoj se nuk e meritonte te shkarkohet e hic me pak nga anetare te KPK-se qe kane pas probleme me ligjin apo nuk justifikojne pasurine qe kane!

Por fal partise dhe selektimit partiak jane aty ku jane tani per te bere kurban edhe ata gjyqtare e prokurore qe nuk i binden “reformatoreve” te partise ! Ata nuk ta falin Ardit se ti denove mes tjereve edhe njerin prej tyre “superministrin” Tahiri! #Kush e ka radhen”, shkruan Vezaj në një postim në rrjetet sociale.

Në fakt shkarkimi i Mustafajt, nuk është i vetmi vendim i kontestuar i procesit të Vetingut që jo në pak raste është parë me kritika, pasi disa gjyqtarë që kanë pasuri miliona euro janë konfirmuar në detyrë, e të tjerë për shifra qesharake, janë përjashtuar përgjithmonë nga sistemi i drejtësisë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ardit mustafajshkarkohet mustafajvezaj mustafaj
Pas

Arilena Ara nuk do të jetë vetëm, njihuni me talentin shqiptar që do ngjitet në Eurosong, përfaqëson shtetin e njohur

Para

Coronavirusi frikëson Ajaxin, izolohet ish futbollisti i Juventusit dhe Liverpoolit

Para
Coronavirusi frikëson Ajaxin, izolohet ish futbollisti i Juventusit dhe Liverpoolit

Coronavirusi frikëson Ajaxin, izolohet ish futbollisti i Juventusit dhe Liverpoolit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.