Riviera Shqiptare është padiskutim një nga zonat më mahnitëse të Shqipërisë, me bukuri të
jashtëzakonshme natyrore, me ujëra të kristalta e plazhe magjepsëse, me trashëgimi të pasur
kulturore e historike dhe atraksione të panumërta, të cilat ofrojnë shumë për eksplorim. Kjo zonë
ofron një udhëtim mbresëlënës dhe plot surpiza për këdo që e viziton dhe jo rrallë herë ka
tërhequr vëmendjen edhe të mediave të mirënjohura ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar
editoriale dhe reportazhe te panumërta magjisë së saj.
Krahas bukurive natyrore, për këdo që zgjedh për të jetuar apo pushuar këtu, mbetet shumë e
rëndësishme domosdoshmëria e të paturit një sistem të integruar shërbimesh, që përmbush më
së miri nevojat e gjithësecilit.
Green Coast Resort, i cili ndodhet në plazhin e mrekullueshëm të Palasës, është rasti më i mirë
që dëshmon që edhe në Shqipëri tashmë mund të ofrohet dhe garantohet standardi më i lartë i
turizmit apo i jetesës njëlloj si në resortet elitare në mbarë botën.
Krahas vilave elitare, të gjitha me pamje nga deti dhe nga Llogaraja, Green Coast Resort ofron
shërbime dhe argëtim pa fund. Shëtitorja buzë detit, prej 2 vitesh ka marrë jetë dhe këtë sezon
turistik ofron më shumë njësi shërbimesh në dispozicion të pushuesve dhe banorëve.
Nazar Beach, restoranti elitar në shëtitoren Green Coast, ofron një eksperiencë të veçantë dhe
të paharrueshme, cilësi të padiskutuar, kokteile me kombinime të veçanta dhe kulinari të
shumëllojshme. Gjithashtu pranë Nazar, zonjat do të tërhiqen nga aksesorë dhe produktet e
veçanta, tradicionale Izraelite të punuara me dorë.
Për të gjithë të apasionuarit pas sporteve në natyrë, për herë të parë, këtë vit Green Coast në
bashkëpunim me kompaninë e specializuar Sky Sport Albania, kanë mundësuar një qendër të
dedikuar sportive. Me një përvojë të gjatë në ofrimin e sporteve të llojeve të ndryshme dhe me
një ekip profesionistësh, Sky Sport po sjell në Green Coast një eksperiencë magjike, plot
emocion dhe adrenalinë si askund tjetër. Pozicioni strategjik i Green Coast favorizon zhvillimin e
aktiviteteve të shumta sportive, të tilla si hedhje me parashutë, çiklizëm malor, xhiro me motor,
wind surf, kite surf, zhytje, volejboll etj., të cilat këtë sezon veror po e kthejnë Green Coast në
destinacionin e preferuar për të gjithë.
Të tjera njësi shërbimi i janë shtuar shëtitores këtë vit si Bohemian Sophie Palase, Otium
Restorant, Calme Beach Bar & SPA, Bamboo SPA, Sambas Beach Bar, Fast Food &
Supermarket, etj.
Krahas këtyre shërbimeve çdo pushues që është në kërkim të qetësisë, mund të shijojë
momente relaksuese në qendrat Spa të hapura rishtazi në Green Coast Resort.
Të gjitha këto njësi dhe të tjera që priten të shtohen, plotësojnë më së miri çdo nevojë të
banorëve dhe pushuesve, duke e transformuar Green Coast Resort në oazin e qetësisë, relaksit
dhe argëtimit.
“Që në fazat e para të projektimit të Green Coast Resort, ne kemi synuar jo thjesht zhvillimin e
një rezidence banimi, por shumë më tepër se kaq. Qëllimi ynë ka qënë ofrimi i një niveli elitar të
jetesës dhe i një standardi të lartë në turizmin Shqiptar, nëpërmjet ofrimit të një varieteti të lartë
shërbimesh dhe produktesh unike elitare, krijimit të kushteve për zhvillimin e sporteve dhe
aktiviteteve të shumta në natyrë, si edhe implementimin e eksperiencave më të suksesshme
ndërkombëtare” – shprehet Evis Çeliku, Drejtore Ekzekutive e Green Coast.
Krahas varietetit të lartë të shërbimeve të ofruara dhe mundësisë së zhvillimit të aktiviteteve të
shumta sportive, Green Coast Resort i jep rëndësi të madhe promovimit të historisë dhe
kulturës. Zona e Palasës mbart një histori e cila daton para Krishtit, e dokumentuar nga disa
autorë dhe nga vetë Jul Cesari, i cili në vitin 48 para Krishtit, ankoroi anijen e tij dhe zbarkoi
legjionin të pushonte në Palasë, në luftën kundër Pompeit. Me qëllim promovimin e fakteve
historike, Green Coast ka iniciuar dhe mundësuar bashkëpunimin me artistë të mirënjohur në
fushën e artit figurativ Ardian Isufi dhe Ergys Krisiko, për krijimin e një simboli identifikues, në
trajtën e një instalacioni sklupturor. Kjo vepër madhështore, me diametër prej 4 metrash, në
formën e një monedhe është vendosur në shëtitoren Green Coast.
Green Coast Resort premton këtë sezon veror emocione magjike, argëtim pa fund, aktivitete
sportive, evente unike, performanca artistike, shërbime elitare dhe shumë surpriza të tjera…
Ju mirëpresim!
—-
Green Coast Resort është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në
Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare
TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të tjera
si Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me
pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR Jumbo etj.
Për më shumë informacion mbi projektin Green Coast, vizitoni www.greencoast.al ose
kontaktoni në: [email protected]; +355 698014999.