Argita Malltezi ka zhvilluar një konferencë për mediat. Malltezi ka ankimuar në Kushtetuese masat ndaj Sali Berishës.
Sipas Malltezit nuk ka asnjë fakt që lidhet me Sali Berishën, teksa shtoi se SPAK thotë të njëjtat gënjeshtra. Argita Malltezi me avokatët në një konferencë për shtyp u shpreh se do të tregojë me fakte nënshtrimin politik të drejtësisë
“Baza për të cilën kërkohet vijimi i masës së arrestit është ekzistenca e rrezikut për ikjen. Në parlament SPAK deklaroi në fakt se masa e arrestit ndaj Berishës po vendoset sepse nuk ka respektuar masat e para. Më pas me urdhër politik, ndryshoi vallja dhe SPAK ngre këtë pretendim. Gjykata është e detyruar të thotë si provohet rreziku i ikjes. Asnjë provë nuk ka. SPAK thotë se ekziston rreziku i ikjes sepse kanë mundësi financiare për të ikur. Ky është argumenti që jep SPAK. Janë dy persona që vuajnë dënimin në mënyrë individuale, Jamarbër Malltezi është në arrest shtëpie që në 20 tetor, Sali Berisha është në arrest që në 30 dhjetor. Për të dy është i njëjti argument, kanë mundësi financiare për të ikur”-tha Argita Malltezi.
Sipas Malltezit, Abi Malltezi dhe Sali Berisha po akuzohen politikisht, pasi sipas saj, për ta nuk ka asnjë provë që i akuzon.