Arian Çani ka vazhduar të kritikojë dhe ironizojë kryeministrin Edi Rama.
Këtë herë ai ka thënë se Rama duhet të bëhet mbret dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë e Shqipërisë.
Më tej Çani duke ironizuar me Stresin ka thënë “Kryeministri Ynë”, aty Stresi i është përgjigjur se ai është “kryeministri jot” jo i yni. “Në fakt mbreti jonë” ja kthen Çani. “Unë them ta bëjmë mbret dhe kështu gjen zgjidhje Shqipëria”, ka vazhduar ai.
Arjan Çani është shprehur se me deklaratat e fundit, Rama i ka thënë opozitës në një farë mënyrë që nuk kemi nevojë për ju, sepse e bëjmë vetë edhe qeverinë edhe opozitën, e sipas Çanit kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në Shqipëri.
“Nuk ka nevojë të bëjë reforma dhe të punojë për këtë vend. E rëndësishme është që është i mençur, është i gjatë, është i fuqishëm, kaq mjafton dhe njerëzit janë të lumtur”,- është shprehur me ironi Çani.
(M.D/ Shuplaka)