Gazetari Arian Çani ka folur sot gjatë emisionit “Zonë e Lirë” ku i ftuar është kryeministri Edi Rama për Teatrin Kombëtar por edhe për arTurbinën.
Ndërsa gazetari tha se Teatri Kombëtar mund të restaurohet, Kryeministri dha shembullin e Turbinës, duke thënë se edhe po të restaurohej TK, sërish nuk do të mund të përmbushte nevojat e artistëve, pasi ka një skenë 8 metra, ndërsa Turbina ka një skenë 18 metra dhe një tjetër 24 të tilla.
Por pas kësaj, Çani i tha Ramës, që të mos merrte për shembull “Trubinën” pasi aty ndërimi çalon, ndërsa tha se spektatorët që janë në pjesën lart, nuk mund ta shohin shfaqjen e ka probleme me zërin.
“Nëse je sipër nuk e sheh dot shfaqjen. As audio nuk dëgjohet, ndaj marrin mikrofonë” theksoi Çani, ndërsa sfidoi Ramën që të shkonin bashkë e ta shihnin.
Më tej ai i tha Kryeministrit se çfarë do të bënte me projektuesit pasi të zbulonte këto problem, por ky i fundit denjoi të jepte përgjigje.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post