Moderatorja e njohur Viola Spiro prej dy ditësh është vënë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të arrestimit në Itali të të dashurit të saj.
Ai akuzohet për trafik kokaine, ndërsa mediat italiane kanë qenë ato që kanë shkruajtur fillimisht për bukuroshen shqiptare.
Vetë ajo ka marrë dje një vendim drastk, siç është heqja e mundësisë për t’i komentuar në ‘’instagram” një mënyrë kjo për të shpëtuar sadopak nga vërejtjet e njerëzve.
Një nga ata që shpreh përkrahjen për rastin e saj, ka qenë dhe Arian Çani, i cili thotë se nuk është faji saj për atë çfarë ka ndodhur dhe askush nuk ka të drejtë që ta përgojojë moderatoren.
‘’ Viola Spiro nuk e ka hedhur ndonjeher ne publik dashnorin e saj. Ndaj sot nuk ka perse te behet objekt i paragjykimeve mediatike. Violen e njof pak por me eshte dukur nje prezantuese simpatike. Sot jam me Violen dhe jam kunder atyre qe e pergojojne”, shkruan Çani.
(E.K/Faxweb)