Arian Çani i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, ka komentuar emrat e ministrave të kabinetit të ri të qeverisë Rama, duke veçuar atë të zv.kryeministres, Senida Mesi.
Sipas tij, kryeministri e ka zgjedhur qëllimisht prej mbiemrit të ketë në kabinet deputeten e Shkodrës.
“Më intrigoi ajo zonja me mbiemrin Mesi. Thashë të kesh mbiemrin sot është gjë e madhe, pra të të thërrasin zonja Mesi, si ai futbollisti i njohur. Ata që e njohin mirë Ramën thonë se e ka zgjedhur qëllimisht, kur ta thërrasin Mesi të gjithë do kthejnë kokën. Rama meqë është tip artisti i ka qejf këto provokimet. Kjo kërkon edhe një mbështetje të dalë ne media, Mesi andej, Mesi këtej”, tha ai.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post