Mesa duket në qarkun e Kukësit është një kafshë që është bërë rrezik për jetën e banorëvë dhe ato kanë berë apel për ndihmë.
Dhe kjo ndodhi mbasi një 36-vjeçar është sulmuar nga ariu teksa po ikte për punë sot në mëngjes në fshatin Brekije të Kukësit.
Mësohet se Shehap Dafku, punonjës i hidrocentralit ishte vetëm 100 metra larg rrugës Kukës-Shishtavec, kur u sulmua nga egërsira.
36-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe në sy, ndërsa aktualisht është shtruar në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.