Arjan Hoxha nga Shoqata e Policëve në Lirim për “Fax News” është shprehur se audio-përgjimet për Habilajt tregojnë qartë lidhjen e ish-minsitrit Tahiri dhe këtë grup kriminal. Sipas tij gjithë bregdeti i vendit ishte i kontrolluar nga drejtorët e policisë që vendosi Tahiri pasi erdhi në pushtet dhe kishin lidhje me krimin në vend. Hoxha theksoi më tej se këta titullarë policie më parë ishin shkarkuar nga policia e shtetit pasi kishin kryer vepra penale.
“Mënyra sesi ata operonin kjo ka qenë e organizuar. Nga këto përgjime del në pah lidhja që kishin me ish-ministrin e Brendshëm. Pëveç makinës flitet edhe për dhuratat. Përgjimet kanë qenë në vazhdimësi. Nga hetimet që janë kryer do të dalin në pah edhe lidhjet e reja. Mund të kishin lidhje edhe me punonjës të italinë. Jo vetëm Sokol Bode por kanë qenë një mori drejtorësh dhe policiësh të përshirë. Këta drejtues policie kanë qenë të larguar, proceduar që kanë lidhje me kirmin e ogranizuar dhe krime te rënda penale.
Nga Tahiri iu dha detyra në kundërshtim të ligjit, detyra kyçe dhe u vendos i gjithë bregdeti shqiptar në drejtim të tyre. Pasojat normalisht që do të ishin të tilla dhe ky është një ishull krejt i vogël me atë që ka ndodhur relaisht në territorin shqiptar. As në 97 nuk ka ndodhur që i gjithë terriori vendit të mbulohet nga lënda narkotike. Herë të tjera Tahiri ka marrë para, nga këto përgjime dhurata.
Përsa i përket përgjimit flitet që nuk ka pranuar në këtë moment para. Por i kanë bërë edhe një dhuratë, nje gjerdhan. Nuk ka sesi një polic ta zbatojë ligjin kur përballë ka makinën e ministrit.”, u shpreh Arjan Hoxha. (J.V/Faxweb)