Qamil Letaj nga Prizreni ushtron aktivitetin e tij si tregtar i prodhimit dhe shitjes së bukës në Lezhë që nga viti 2008. Ditën e sotme ai ka dhuruar disa arka me bukë nga pikat e tij të shitjes të cilat i morën punonjesit e Bashkise per t’i shpërndarë nëpër familjet ne nevoje.
Qamil Letaj eshte i gatshëm qe te dhuroje edhe ne ditët ne vijim, këtë e deklaroj për “Fax News” duke duke shprehur:
Po ndihmojmë në këtë siutuatë të vështirë njerëzit që kanë nevojë për bukë, kemi thirrur bashkinë që të marrë furnizimet. Do të vijojmë me furnizimet sa të kemi mundësi.
Ndonëse nga shumicat e miellit ka patur rritje te çmimit të miellit deri në 200 lekë të vjetra, në Lezhë ende nuk ka tendencë për rritjen e çmimit të bukës.
“Në këtë situatë nuk jemi duke llogaritur sa do të fitojmë. Edhe sikur mos të fitojmë fare ne do të përpiqemi ta kalojmë këtë situatë’, tha Letaj për Fax News.