17:51 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Arkëtarja e OSHEE-së i tha “Nuk kam çfarë të bëj, vrit veten”, vetëvritet ish-i burgosuri, OSHEE: Nuk kishte asnjë faturë 80 mijë lekë të reja

14:38 | 25/01/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arkëtarja e OSHEE-së i tha “Nuk kam çfarë të bëj, vrit veten”, vetëvritet ish-i burgosuri, OSHEE: Nuk kishte asnjë faturë 80 mijë lekë të reja

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar lidhur me lajmin për vetëvarjen e dy ditëve më parë të Klajdi Muçës në Kamëz, ish-i burgosur që kishte përfituar nga amnistia, që u tha se u vetëvar pasi nuk kishte mundësi të paguante faturën e energjisë prej 80 mijë lekësh të reja.

Ky reagim i OSHEE-së vjen pas dëshmive të të pranishmëve në zyrën e OSHEE-së ku debatoi Muça dhe akuzës të bërë së fundmi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Dëshmitarët në zyrën e OSHEE-së në Kamëz kanë rrëfyer për një gazetë të përditshme fjalët e fundit të Muçës pas debatit “Ku kam mundësi unë të paguaj aq para? Veç të vras veten” dhe se si ai u largua duke përplasur derën për të shkuar në shtëpinë e tij.

“Sapo mora vesh që Klajdi kishte vrarë veten, e kuptova pse e kishte bërë. Ai e tha në sy të të gjithëve që do vriste veten. Madje, edhe arkëtarja i tha: “Nuk kam çfarë të bëj, vrit veten…”, ka rrëfyer një prej dëshmitarëve. Nuk vonoi edhe reagimi i Lulzim Bashës, i cili premtoi se “në qeverisjen e PD-së buka, uji dhe dritat do të jenë të garantuara për çdo familje. Qytetari nuk do të jetë më i harruar dhe i braktisur ne deshperim.”

Në sqarimin e saj për mediat, OSHEE sqaron se Klajdi Muça nuk kishte asnjë faturë prej 80 mijë lekësh të reja për të paguar, nuk i është ndërprerë energjia elektrike dhe nuk ka qenë në asnjë çast nën presionin e OSHEE-së.

Gjithashtu, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mohon që 31-vjeçari të ketë pasur debate me punonjësit lidhur me vlerë të faturës së dritave. Sipas OSHEE-së vlera që qarkullon nuk është aspak e vërtetë, por bëhet fjalë për konsumimin e muajit Janar, fatura e të cilit del në muajin pasardhës, Shkurt.

Reagimi i plotë i OSHEE-së:

Së pari gjejmë rastin t’i shprehim ngushëllime familjes së shtetasit Klajdi Muça për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Për hir të transparencës ndaj opinionit publik dhe për të hedhur poshtë spekulimet fillimisht mediatike e më pas edhe politike, sqarojmë se abonenti Klajdi Muça kishte një kontratë me OSHEE-në, dhe nuk kishte asnjë faturë me vlerë 80 mijë lekë të reja!! (kjo duket qartë nga sistemi i pagesave, bashkëlidhur njoftimit)

  •     Muça ishte një ndër 450 mijë abonentët që kanë lidhur aktmarrëveshje (AKM) me OSHEE për pagesën e detyrimeve të prapambetura me këste.
  •     Ai ka lidhur AKM me OSHEE më 22 dhjetor 2016, pasi ishte debitor. Ka shlyer një këst, bashkë me faturën e muajit përkatës me vlerë 340 lekë, dhe sipas grafikut, kishte ende kohë të paguante këstin e radhës, prej 2800 lek në zbatim të marrëveshjes lehtësuese.
  •     Abonentit nuk i është prerë energjia elektrike dhe në asnjë rast nuk ka qenë nën presionin e OSHEE-së.

  Muça është pritur nga specialistët teknik përkatës, dhe në asnjë rast nuk ka patur debate.

  •     Vlera e cituar në gazetë (80 mijë lekë të reja), nuk është aspak e vërtetë, por bëhet fjalë për konsumin e muajit janar, e cila nuk ka dalë ende si faturë, pasi paguhet në shkurt, dhe vlera e saj është 9 mijë lekë të reja. Edhe në këtë rast, abonenti kishte kohë në dispozicion për ta paguar.
  •     OSHEE kërkon të sqarojë, jo vetëm gazetën, opozitën, por edhe opinionin publik, se nuk është vlera 9 mijë lekë shkaku që shtyu të riun drejt vetëvrasjes, por problemet e tjera, për të cilat i takon organeve të hetimit të japin sqarime, bazuar mbi dëshminë e familjarëve!!
  •     OSHEE ndjen keqardhje për ngjarjen, dhe kjo fatkeqësi nuk duhet të përdoret politikisht nga opozita, apo të keqpërdoret nga media!!

(XH.A/SHUPLAKA)

oshee

Etiketa: osheePDreagimVetevrasje
Pas

Veliaj: Mezi pres rikthimin e Robert Ndrenikës me “Mendohu Xhakomino” (FOTO)

Para

Lidhje me ISIS, përbuzje për viktimat e Bataclanit, arrestohet shqiptari me dyshimin për terrorizëm në Itali

Para
Zbuloi tradhëtinë e gruas në Itali, shqiptari sulmon me thikë 51-vjeçarin

Lidhje me ISIS, përbuzje për viktimat e Bataclanit, arrestohet shqiptari me dyshimin për terrorizëm në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

Zgjedhjet në dy komuna lokale, test për Vuçiçin

“Shpenzoni për mbrojtjen”, Rutte: Investoni 5% të GDP, ose filloni të mësoni rusisht

Dita e fundit e “Defender 25”, Ministri Vengu ndjek demonstrimet e trupave në Bizë

“Një provë gjeopolitike për Serbinë”/ Një kinez dhe një britanik arrestohen me urdhër të FBI-së, Beogradi midis Pekinit dhe Uashingtonit

Protesta në Spanjë, Partia Konservatore kërkon zgjedhje të parakohshme

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës Shqiptare, Autoriteti i Sigurisë Kibernetike: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Procedohet 40-vjeçari në Ersekë, dhunoi vjehrrën e tij

Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik, policia vijon hetimet

50 të vrarë dhe 100 të plagosur nga sulmet izraeliane në ditën e Kurban Bajramit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.