11:15 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arkitekti: Ndërtesat  e shembura nga tërmeti përbëjnë objekt të hetimit ligjor dhe teknik

16:30 | 01/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arkitekti: Ndërtesat  e shembura nga tërmeti përbëjnë objekt të hetimit ligjor dhe teknik

Ndërtesat  e shembura nga tërmeti përbëjnë objekt të hetimit ligjor dhe teknik.

Ky është mendimi i arkitektit Marin Biçoku. Ai ishte i ftuar këtë të diel në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ku tha se ky proces duhet të jetë transparent që të jetë i besueshëm tek qytetarët.

Biçoku u shpreh se për rastet duhet një hetim i thelluar rast pas rasti.

“Patjetër që hetim duhet të ketë se sa kohë ka pasur qytetarë që kanë humbur jetën ka elementë të veprës penale apo të një situatë hipotetike. Lidhur dhe me atë që thashë më përpara është e rëndësishme për të përfituar besimin e qytetarëve te shteti, një hetim të thelluar, individual rast pas rasti. Ju me drejtë mund të bëni pyetje pse u ndërtua kjo ndërtesë, pse u ndërtua ajo ndërtesë dhe është shumë e vështirë të japësh një përgjigje nëse nuk ka një hetim ligjor dhe teknik të detajuar.

Besoj se një nga elementet që mund të jetë me vlerë për t’u sugjeruar në momentin që ne flasim, prishja e ndërtesave që e kanë humbur integritetin strukturor duhet të bëhet vetëm pasi të jetë bërë procesi i hetimit teknik dhe ligjor. Duam apo nuk duam ne, ndërtesat pavarësisht se kanë pësuar kolaps total përbëjnë elementë të provës të cilat i vlejnë dhe prokurorëve për të zhvilluar hetimet e tyre, por vlejnë edhe nga pikëpamja teknike shkencore për të kuptuar se si janë sjellë ndërtesa të ndryshme, të viteve të ndryshme ndaj këtij tërmeti. Prandaj është e rëndësishme për opinionin tim që përpara se ndërtesat, sigurisht që duhen siguruar për të mos pasur rrezikshmëri të qytetarëve që vijnë rreth e qark, por duhen analizuar përpara se të rrafshohen komplet dhe më pas të largohen. Si për anë teknike dhe ligjore. Do duhet transparent procesi në mënyrë që rezultati që do dali mund t’i pëlqejë apo jo qytetarëve të jetë i besueshëm”, tha arkitekti.

Tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter që goditi Shqipërinë më 26 Nëntor shkaktoi 51 viktima. Ndërkohë shumë pallate dhe banesa janë shembur ose dëmtuar rëndë duke lënë në qiell të hapur familje të tëra.

Pas

Rama mbledh Komitetin e Rindërtimit dhe OJF-të: Garantojmë transparencë të fondeve, ftojmë dhe opozitën…

Para

Rama bëhet për ujë të ftohtë në mbledhje, profesori ia thotë në sy: Po humbim kohë kot, Durrësi është katastrofë

Para
Rama bëhet për ujë të ftohtë në mbledhje, profesori ia thotë në sy: Po humbim kohë kot, Durrësi është katastrofë

Rama bëhet për ujë të ftohtë në mbledhje, profesori ia thotë në sy: Po humbim kohë kot, Durrësi është katastrofë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama poston pamje nga bregdeti i Jonit: Energji pushimesh në Gjirin e Gramës

Ukrainë, disa zyrtarë arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet Ishujt Kuril në Rusi

AMP arreston punonjësin e policisë në Dibër, u konfliktua fizikisht me një qytetar gjatë detyrës

Lufta kundër narkotikëve në vend, asgjësohen mbi 16 mijë bimë kanabis në Shkodër

Tentoi të korruptojë policin me 10 euro për të kaluar doganën e Vërmicës, policia e Kosovës arreston shtetasin shqiptar

Ukraina godet depot e naftës pranë Detit të Zi në Rusi

Automjeti përplaset me motomjetin në aksin “Shkodër-Velipojë”, lëndohet një person

Hamasi ka publikuar videon e dytë brenda dy ditësh të një pengu izraelit, duke deklaruar se nuk do të çarmatoset derisa të krijohet një shtet i pavarur palestinez

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, por dogji edhe 170 rrënjë ullinj, arrestohet 65-vjeçari në Divjakë! Në pranga edhe një tjetër nga Mallakastra (EMRAT)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.