Nuk është aspak çudi teksa shohim gra myslimane më shami të kemi reagime të ndryshme nga qytetarët.
Një arkitekt 28-vjeçar, Paëel Uczciëek, ka tentuar t’i heqë shaminë një pasagjereje myslimane, në metronë e Londrës.
Ka qenë vetë gruaja e quajtur , Aniso Abulkadir, e cila ka publikuar foto të agresorit në profilin e saj, teksa tregon se si është sulmuar në stacionin e “Baker Street” shkruan Daily Mail.
“Gati më përplasi pas murit, nuk mundja as të lëvizja. Nuk dija ç’të bëja tjetër dhe e pështyva në fytyrë, ndërkohë që e dashura e tij më ofendonte. U përpoqa të kërkoja ndihmë, por të gjithë më injoruan”, ka thënë gruaja për mediat britanike.
Fotoja e gruas me perçe është shpërndarë në të gjitha mediat. 28-vjeçari ka mohuar ngjarjen ka për t’iu mbrojtur dhe ka thënë se thjesht po mbronte të dashurën e tij. Ai ka vazhduar më tej se kishte ndërhyrë në diskutimin mes gruas myslimane dhe të dashurës së tij vetëm për t’i ndarë. “Nuk kam goditur dhe sulmuar asnjë”- ka thënë Paëel Uczciëek.
Ndërkohë që një zëdhënës i policisë ka bërë të ditur se po hetohet rreth kësaj çështje. Një zëdhënës i policisë, ka bërë të ditur se po hetojnë për të kuptuar se cili nga të tre ka qenë shkaktari i debatit dhe se çfarë ka ndodhur realisht.
(S.SH/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2437″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]