Gjykata Administrative ka rrëzuar përfundimisht kërkesën e ish-deputetit Shkëlqim Selami përsa i përket heqjes së mandatit. Deputeti kishte kërkuar që të pezulohej vendimi i KQZ-së për mandatin e tij.
Në këtë mënyrë ligji i dekriminalizimit konfirmon fuqinë e tij absolute dhe në mandatet e deputetëve. Selami u zëvendësua në Kuvend nga deputeti tjetër i Vlorës Flamur Çelaj.
Nga ligji i dekriminalizimit iu hoq mandati edhe deputetit të PDIU-së Dashamir Tahiri si dhe kryetarit të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi i cili qëndron ende në detyrë.
Po ashtu nga ky ligj iu hoq mandati dhe disa këshilltarëve në Këshillat Bashkiakë të vendit. (E.K/SHUPLAKA)