Në takimin e sotëm me të rinjtë në Fier, kandidatja për deputete e LSI-së Erisa Xhixho ka folur mbi të gjitha për arsimin, të cilin e konsideron si armën më të fuqishme për të sjellë ndryshimin.
“Një arsim cilësor është arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin, për të ndryshuar Shqipërinë.”, shprehet sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI.
Në takimin e organizuar nga LSI, ishin të pranishëm edhe kryetari Petrit Vasili, si edhe presidenti i ardhshëm i Shqipërisë Ilir Meta.
Ky i fundit u shpreh se të rinjtë dhe të rejat i duhen Shqipërisë në mënnyrë që ecë sa më shpejt në rrugën e progresit. (D.D/Shuplaka)