Presidenti i FSHF-së Armando Duka u votua mes 8 nga 11 kandidatëve në Kongresin e 43-të të UEFA-s që po zhvillohet në Romë.
Armand Duke u zgjodh anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota nga 55 të mundshme për nja mandat 4 vjeçar.
“Kandidoj me dëshirën për të përfaqësuar futbollin shqiptar dhe interesat e federatave të vogla në organin më të lartë të futbollit Europian”, shkruante Duka sot në mëngjes, teksa tashmë ai e ka fituar vendin në drejtimin e UEFA-s.
Kjo është hera e parë që një shqiptar përfaqësohet në nivelin më të lartë drejtues të futbollit europian.
Por, cilat janë detyrat dhe përgjegjësitë e një antari të Komitetit Ekzekutiv në UEFA?
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është organizmi ekzekutiv suprem i UEFA-s. Përbëhet nga Presidenti UEFA-s dhe 16 antarë të tjerë, nga të cilët të paktën një femër, që zgjidhen nga Kongresi i UEFA-s, dy antarë zgjidhen nga Shoqata e Klubeve Europianë (ECA) dhe një antar që zgjidhet nga Ligat Europiane, të ratifikuara nga Kongresi, të gjithë me të njëjtat të drejta dhe detyra si të gjithë antarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv.
Komiteti Ekzekutiv nuk mund të ketë më shumë se një antar nga një federatë që është antare e UEFA-s. Ky rregull nuk aplikohet për antaret femra ose për antarët e Komitetit Ekzekutiv të zgjedhur nga ECA dhe Ligat Europiane. Çdo antar i Komitetit Ekzekutiv, me përjashtim të Presidentit dhe antarëve të gjinisë femërore, ka një rol aktiv (përshembull president, zëvëndëspresident, sekretar i përgjithshëm ose administrator i deleguar) në Federatën respektive.
Komiteti Ekzekutiv zgjedh një zëvëndës president të parë, katër zëvëndës president të tjerë nga propozimet e Presidentit të UEFA-s. Presidenti mund ti japë funksione specifike ndaj cilitdo nga zëvëndës presidentët.