Gazetari Armand Maho thotë se e sheh gjithë situatën që është krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit në vend si një eksperiment ndërkohë që I adresohet kryeministrit Rama për të cilin thotë se kërkon të marrë meritat e shpëtimtarit.
Maho k sjellë rastin e një kompanie e cila nuki është mbyllur gjatë kohës së karantinimit, e cila ka testuar ppunonjësit e saj dhe 85% e tyre kanë rezultuar se e kishin kaluar koronavirusin, ndërsa hedh dyshime se shumica kishin pasur simptoma përgjatë muajve janar dhe shkurt por edhe pa simptoma fare.
“Tani, perpara se te na shfaqe video ku njerzit merren me dajak per tu futur brenda ( pamje qe i kish marre nga protestat andej nga afrika e veriut) apo para se “mesia” i gjate te na tregoje se do kishim 18 mije apo 20 mije te vdekur do ishte mire qe te na jepej nje pergjigje se cfare ishte gripi i kaluar, dhe sa e kane kaluar deri me tani virusin”, thotë Maho i cili shton se ndryshe nga shtetet e tjera nëse nuk dalim nga katantina deri në fund të qershorit njerëzit hanë njëri-tjetrin.
“Ne fund te qershorit do behet hapja, thote shpetimtari yne?! Kjo me duket se po kthehet ne eksperiment, dhe lideri global po kerkon qe te marre meritat si shpetimtar. Mos do ishte me e udhes te beheshin analizat per te gjithe popullaten. Psh sot degjova se ne nje kompani ketu ne Tirane, pronari kish vendosur te testonte te gjithe punonjesit e tij, per shkak te natyres se biznesit i cili lejohej te punonte pergjate karantines. Perfundimi, 85 perqind kishin rezultuar se e kishin kaluar koronavirusin. Shumica me siptoma gripi ne janar-shkurt apo dhe pa siptoma fare. Tani, perpara se te na shfaqe video ku njerzit merren me dajak per tu futur brenda ( pamje qe i kish marre nga protestat andej nga afrika e veriut) apo para se “mesia” i gjate te na tregoje se do kishim 18 mije apo 20 mije te vdekur do ishte mire qe te na jepej nje pergjigje se cfare ishte gripi i kaluar, dhe sa e kane kaluar deri me tani virusin. Kjo perpara se te futemi gropen ekonomike ku mos mundemi te dalim me! Se te gjithe shtet e tjera munden te dalin nga gropa, por deri ne fund te qershorit ketu njerzit hane njeri tjetrin!”, shkruan Maho.
(F.GJ/FAXWEB.AL)