Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka folur për shumë çështje.
Teksa po fliste për stadiumin e ri dhe kombëtare, ai u ndal edhe te jeta e tij private, ku ka pranuar hapur se nuk ka lek, por ka vetëm prona.
“Jam shumë i gëzuar që kemi një stadium që i plotëson kushtet. Besoj që ndikon edhe në sjelljet e njerëzve. Ka vërejtje që qëndrojnë, por mendoj se balanca është pozitive”, u shpreh Duka, ndërsa vijoi më tej:
“Pasuria ime? Të them të drejtën skam asnjë lekë, por kam prona (qesh). Kam aq lekë sa kam në 91 aq kam edhe tani. Ka të pasur që punojnë me ‘Cash’, ka me biznes e me prona. Ka nga ata që kanë tendencën të prodhojnë lekë e të investojnë. Unë se kam këtë”.