21:08 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Armando Prenga merr guximin, jep dorëheqjen nga mandati i deputetit, çfarë shkruan në letrën për Metën

10:23 | 27/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyhet gjyqi për Armando Prengën, gjyqtarja është me grip

Deputeti socialist Armando Prenga mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Mësohet se ai ka dorëzuar një letër dorëheqje tek kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se në letrën e dorëheqjen nga mandati, ai shkruan se “dorëhiqet pavarësisht se nuk preket nga ligji i dekriminalizimit”.

“Dorëhiqem edhe pse nuk prekem nga ligji i dekriminalizimit. Për qetësinë time e të familjes heq dorë nga mandati, akuzat e opozitës ndaj meje shpifje të ulëta.

Mandati mbaron edhe kur heq dorë. Nisni procedurat për heqjen e mandatit, Kuvendi të vihet në lëvizje për vakancën.”, citohet në letrën e Prengës, ku nuk dihet nëse përveç opozitës, i referohet edhe Prokurorisë me kërkesat e saj për heqjen e mandatit të deputetit.

Ky vendim i Prengës vjen pak përpara shqyrtimit të mandatit të tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Prokuroria e Përgjithshme iu drejtua me dy kërkesa KQZ-së për heqjen e mandatit të deputetit, socialistit Armando Prenga.

“Sektori i “Dekriminalizimit” në Prokurorinë e Përgjithshme ka konstatuar se subjektit Armando Prenga i duhet ndërprerë mandati i deputetit, pasi rezulton që nuk ka deklaruar:

1.Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë

2.Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur,  deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos. Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.”, citohej në kërkesën e parë të Prokurorisë.

Letra e dorëheqjes së Armando Prengës

I nderuar, z Kryetar
Duke ju shprehur konsideratën dhe falënderimet për bashkëpunimin e deritanishëm, më lejoni që nëpërmjet kësaj letre të paraqes dorëheqjen time nga mandati i deputetit të Partisë Socialiste, në Qarkun Lezhë.
Kjo kërkesë është mbështetur në përcaktimet e nenit, 71, pika 2, germa ‘b’ e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, sipas së cilës mandati i deputetit mbaron, ndër të tjera, dhe kur deputeti heq dorë prej tij.
Bazuar në nenin 164 të Kodit Zgjedhor, i cili përcakton se në rast të ndërprerjes së mandatit të deputetit, Kuvendi njofton KQZ për krijimin e vakancës, lutemi nga ana juaj vënien e procedurave për këtë qëllim.
Por, dëshiroj t’ju informoj ju z Kryetar, por edhe opinionin publik se ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon ndërprerje të mandatit të të zgjedhurve, për një dënim me gjobë, siç është dhe rasti im. Por, për qetësinë time dhe të familjes sime, deklaroj si më sipër se heq dorë, sot dhe gjithmonë, nga mandati që zgjedhësit e mi dhe Kushtetuta më kanë ngarkuar.
Së fundmi, i konsideroj të drejta, të padrejta dhe shpifje të ulëta akuzat politike të opozitës dhe personavee të autorizuar prej tyre.
Me respekt
Armando Prenga 

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: armando prengadoreheqjemandatprokuroria
Pas

110 kilogramë drogë në kufirin greko-shqiptar, në pranga një burrë dhe një grua

Para

”Dashuroj të të shoh ty në ekran”, kujt ja dedikon këto fjalë Luana Vjollca

Para
Luana Vjollca, kapet mat me biznesmenin kosovar (FOTOT)

''Dashuroj të të shoh ty në ekran'', kujt ja dedikon këto fjalë Luana Vjollca

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në Elbasan! Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Deklaratat e Osmanit, uniteti kombëtar sfidohet për hir të politikave ditore

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.