20:16 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Armando Sadiku kërkon të ndërrojë nënshtetësi, rrëfehet i ati: Kemi origjinë bullgare, im bir e kërkon atë pasaportë…

20:51 | 11/02/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Armando Sadiku kërkon të ndërrojë nënshtetësi, rrëfehet i ati: Kemi origjinë bullgare, im bir e kërkon atë pasaportë…

Pas lajmeve të fundit se Armando Sadiku mund të pajiset me pasaportë bulgare, babai i tij Durim Sadiku, jo vetëm e konfirmon këtë, por shton se ata kanë edhe një prejardhje bullgare.

Në një intervistë për një të përditshme shqiptare, babai i futbollistit tregon se i biri aplikoi për pasaportë bullgare, sepse kjo do t’i krijonte lehtësira për t’u rritur në karrierë.

INTERVISTA

Pse aplikoi Armando për pasaportë bullgare?
Në radhë të parë, kjo erdhi për shkak të lehtësirave që do të ketë në karrierën e tij si futbollist. Me pasaportën bullgare nuk do të jetë më një futbollist ekstrakomunitar gjë e cila e ka penguar jo pak deri më tani.

Si e ka penguar?
Po i ka humbur mundësitë për të luajtur në skuadra të tjera, si më parë edhe tani, pasi ekipet kërkonin futbollistë që nuk ishin ekstrakomunitarë. Madje, tani ka pasur mundësi për të shkuar te Peskara apo Palermo dhe për këtë arsye nuk shkoi dot.

Dakord, por çfarë lidhjeje keni me Bullgarinë?
Atëherë, për ta sqaruar këtë çështje. Gjyshërit e mi janë nga Bullgaria, ndërsa prindërit e mi kanë lindur në Trebishtë. Ndaj, prejardhja është nga ky vend.

E kishte diskutuar Armando këtë gjë edhe me ju më parë?
Sigurisht, madje edhe vite më parë kemi pasur biseda të tilla. Por, të jem i sinqertë, më parë edhe nuk i kishim këto mundësi për t’i ndjekur procedurat. Tani që i kemi mundësitë, po merremi me këtë çështje.

Përveç Armandos, kush tjetër nga familja ka aplikuar për pasaportën bullgare?
Jam unë, edhe djali tjetër, i cili gjithashtu është futbollist dhe luan me ekipin e Elbasanit. Edhe për atë bëhet mirë, në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë më probleme si ektrakomunitar si futbollist.

Mendoni se mund të paragjykoheni për këtë fakt, duke qenë se Bullgaria nuk është një shtet si Gjermania apo Italia p.sh?
Absolutisht jo. Nuk e zgjedh dot njeri origjinën nga e ka, as unë dhe askush. Origjina nuk mohohet asnjëherë. Nuk është se ne kishim mundësi zgjedhjeje dhe zgjodhëm Bullgarinë, atë prejardhje kemi.

Mendoni se me këtë pasaportë Armando do të ketë më shumë mundësi në futboll?
Mendoj se po, duke qenë se në të kaluarën kemi pasur probleme për të shkuar në ekipe të tjera për këtë arsye.

Armando ju ka bërë ndonjë premtim si futbollist?
Armando ma thotë gjithnjë që, kudo që të luajë, do të japë 100% nga vetja e tij, në rang klubesh. Ndërsa për Kombëtaren jep gjithmonë më shumë se maksimumin e tij.

Ku do të donit ta shihnit djalin tuaj? 

Si çdo prind i dëshiroj më të mirën dhe sa më lart. Dëshira ime është që ta shoh në kampionatin italian apo gjerman. Nuk ka rëndësi skuadra, pasi për mua më mirë të luajë në një skuadër jo shumë të madhe, por të jetë në fushë, sesa në një ekip të madh dhe të qëndrojë në pankinë.

Po në lidhje me djalin tjetër, Sherin, mendoni se do të ecë në gjurmët e të vëllait?
Ai aktualisht luan me Elbasanin, pastaj me punë ta shohim deri ku do të arrijë. Ndoshta me pasaportën bullgare do të ketë më lehtësi për të shkuar jashtë në të ardhmen. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: sadiku
Pas

Kukësi mund Tiranën, Braçe s’e përtyp dot: Fitore e pamerituar, Duka po bën krim

Para

LIBRA e fundit hapet në Korçë, Blushi: Shqipëria vuan nga korrupsioni, kjo është një alternativë ndryshe

Para
LIBRA e fundit hapet në Korçë, Blushi: Shqipëria vuan nga korrupsioni, kjo është një alternativë ndryshe

LIBRA e fundit hapet në Korçë, Blushi: Shqipëria vuan nga korrupsioni, kjo është një alternativë ndryshe

Discussion about this post

 



Të Fundit

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

Përplasja për projektligjin e taksave, Musk i kundërpërgjigjet Trump-it

Aksident i rëndë në Burrel, plagosen 4 persona! Dy në gjendje të rëndë nisen te Trauma

Foda dhe Vojvoda para miqësores me Armeninë: Objektiv është fitorja dhe përgatitja për sfidat e shtatorit

Një në 5 të rinj pranon se është bullizuar online, One Albania mbështet studimin

Lideri i serbëve të Bosnjës kundër përfaqësuesit ndërkombëtar: Është ilegjitim

DEFENDER 25/ Forca Detare e Shqipërisë krah Skuadronit të Marinës së SHBA-së, Ambasada Amerikane në Tiranë: Stërvitje thelbësore për sfidat e vërteta të sigurisë

Trump për luftën Ukrainë-Rusi: Janë si dy fëmijë që luftojnë në një park

Kancelari gjerman nga Shtëpia e Bardhë: Trump është personi kyç për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë! Ja se si mund ta bëjë

Lufta në Ukrainë/ Trump: Përgjigja e Putinit ndaj sulmit në aeroportet ruse nuk do të jetë e mirë, ka urrejtje mes palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.