Është ndërtuar së funmi armature mbrojtëse e tubacionit të Shën Mërisë, e cila furnizon me ujë kryeqytetin. I pranishëm për të inspektuar këto punime, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi ndër të tjera se ky është një investim i munguar prej dekadash.
“Ky është një burim nga Shën Mëria që me tubacione sjell 600-800 litra ujë / sekondë për Tiranën, do të thotë që furnizon me ujë 1/3 e Tiranës. Ishte shumë e rëndësishme që të ndërtonim këto diga duke lartësuar tubacionin. Për atë që e mban mend se çfarë kaluam vitin e kaluar, besoj se na mirëkupton që në një vit po bëjmë investime që nuk janë bërë prej fillimit të viteve ’60. Sigurisht që nuk rikuperojmë dot gjithçka që nuk është prekur me dorë që nga vitet ’60, por besoj se po tregojmë që kemi një vëmendje kryesisht për çështjet që janë emergjente, siç është uji i pijshëm në Tiranë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj bëri të ditur se megjithë situatën e përmirësuar të furnizimit me ujë në Tiranë, mbetet ende sfidë e Bashkisë së Tiranës për të rritur edhe më tej orarin e furnizimit të qytetarëve.”, u shpreh Veliaj.
Në vijim të fjalës së tij, kryebashkiaku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit nga ana e qytetarëve, që duhet të paguajnë faturat:
“Duhet të kuptojmë që nuk konsumohet apo shpenzohet vetëm për rrjetin kapilar të lagjeve të Tiranës por edhe për investime të tilla të cilat sot me paparashikueshmërinë e motit dhe me amortizimin ndër vite, bëhen gjithmonë më të kushtueshme dhe kërkojnë gjithmonë rezerva financiare që kompania të performojë më mire.” (XH.A/SHUPLAKA)