Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në qytetin e Korçës, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, municion dhe lëndë e dyshuar narkotike.
Për pasojë është vënë në pranga shtetasi Gjergji Panolli, 27 vjeç, banues në Korçë.
Detaje të Policisë së Korçës:
Sekuestrohet një armë zjarri, municion dhe lëndë e dyshuar narkotike. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Narkotikët në Drejtorinë e Vendore të Policisë Korçë, kanë vijuar punën me kontrollet e kryera, për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë.
Më datë 27.01.2017 nga këto struktura, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit : Gjergji Panolli, 27 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale :
– Një armë zjarri pistoletë tip “TT”,
– Një krëhër me 2 fishekë, të cilat i zotëronte pa lejen e organeve përkatëse si edhe
– Një sasi prej 13 (trembëdhjetë) doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” ; “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”parashikuar nga nenet 278 dhe 283 të Kodit Penal. (XH.A/SHUPLAKA)