Një person nga Tepelena është arrestuar nga policia. 48-vjeçari A.SH, banues në fshatin Kodër, gjatë kontrollit policor në banesë iu gjet një armë gjahu pa leje, si dhe lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Policia nuk tregon se sa ishte sasia e drogës së kapur.