Policia e Durrësit ka arrestuar në flgrancë dy shtetas, pasi gjatë kontrollit në makinën e tyre tip “Benz” ju gjetën armë dhe municione luftarake.
Specialistët kundër Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës;
- Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip Benz ku gjatë kontrollit i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale :
- dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm
- një pistoletë tip ” Blou”Mini;
- 2 krehera, 25 fishekë;
- një përdorues grushti.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve”në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)