Një shtetas me banim në Tiranë është vënë në prangat e policisë Vlorë . Mësohet se i ndaluari Romeo Bajrami 32 vjeç, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe në tentativë për të shpëtuar braktisi mjetin dhe hodhi anës rrugës një armë zjarri.
Policia u vu në ndjekje të të dyshuarit, i cili u arrestua tek ish- Shkolla e Aviacionit, Vlorë.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”, “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”!
Arrestohet shtetasi: · Romeo Bajrami, 32 vjeç, banues në Tiranë. Më datë 08.12.2016, rreth orës 19:00, në autostradën e re të lagjes “Kushtrimi”, shtetasi Romeo Bajramaj, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” me targë AA 932 IM, nuk i është bindur urdhërit të shërbimeve të policisë dhe në tentativë për t’iu shpëtuar, ka dalë nga mjeti dhe ka hedhur në anë të rrugës një armë zjarri duke tentuar kështu të braktiste mjetin me qëllim që të largohej.
Policia i është vënë në ndjekje dhe ka bërë të mundur kapjen e tij në flagrancë pranë vendit të quajtur “Ish-Shkolla e Aviacionit”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale: – 1 armë zjarri e llojit Pistoletë-TT, – 1 krëhër, – 6 fishekë të kalibrit 7.62 mm – gjithashtu, bllokohet automjeti tip “Benz”.
Discussion about this post