Policia e Vlorës ka bërë ndalimin e dy shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale:
1- Dhimitraq Komini, 52 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë në lagjen “Pavarësia” Vlorë, pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Vepër penale për të cilën është dënuar me 1 vit burg.
2- Rustem Baço, 38 vjeç, banues në Vlorë.
Ndalimi i tij u bë në lagjen “10 Korriku” Vlorë, pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”.
Vepër penale për të cilën është dënuar me 9 muaj burg.
(XH.A/SHUPLAKA)