Përplasjet e forta midis forcave armene dhe azeriane vazhduan gjatë natës përgjatë kufirit të rajonit të diskutueshëm Nago-Karabak. Të dy palët pretenduan fitoret lokale dhe raportuan se i kishin shkaktuar viktima të mëdha njëri-tjetrit.
Azerbajxhani dhe Armenia, dy rivalë historikë, vazhduan luftimet gjatë të dielës natën dhe të hënën në mëngjes, megjithë thirrjet në rritje nga udhëheqësit ndërkombëtarë për paqe dhe për të tërhequr trupat.
Ka pasur përleshje “me intensitet të ndryshëm” brenda natës në kufirin Nago-Karabak, njoftoi më herët të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes Armene. “Kundërshtari rifilloi ofensivën duke përdorur artileri dhe forca të blinduara, duke përfshirë sistemin e rëndë të flakërimit TOS,” zbuloi zyrtari.
Ushtria armene po frenon sulmin, “duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme armikut në fuqi punëtore dhe pajisje”.
Të hënën në mëngjes, forcat armene kanë bombarduar Terter, një qytet kufitar me afërsisht 19,000 njerëz, tha Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit për mediat. “Masat e duhura” do të merren nëse bombardimet nuk ndalen, paralajmëroi ministria.
Më parë, Baku sugjeroi të paktën 550 ushtarë armenë u vranë ose u plagosën në “kundërsulmin” azerbajxhanas, së bashku me dhjetëra tanke, obusë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore të humbura në veprim. Jerevani menjëherë e qortoi pretendimin si “të pabazuar”. Vetë Nagar-Karabaku raportoi një humbje të 31 ushtarëve armenë në luftime.
Armiqësitë e vazhdueshme shpërthyen më parë të Dielën në mëngjes. Jerevani akuzoi Bakun për përdorimin e avionëve luftarakë dhe artilerisë së rëndë për të bombarduar objektivat brenda Nago-Karabakut, një rajon i diskutueshëm i administruar dhe i populluar nga armenët etnikë, por i pretenduar nga Azerbajxhani si pjesë e territorit të tij.
Baku, nga ana tjetër, tha se kishte kundërsulmuar në përgjigje të “provokimeve” armene. Të dy palët – të cilat kanë luftuar në shumë raste që nga shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik – dërguan përforcime në vijën e frontit dhe fajësuan njëra-tjetrën për shënjestrimin e civilëve.
Luftimet shkaktuan një furtunë diplomacie, me SHBA., Franca dhe BE duke bërë thirrje për ndërprerje të luftimeve menjëherë.
Ndërkohë në përplasje duket se do të përfshihen dhe Rusia dhe Turqia të cilat përkrahin më vete 2 palët në konflikt. Rusia, e cila tradicionalisht ka marrëdhënie të ngrohta me Armeninë diskutoi një zgjidhje me Turqinë e cila i ka ofruar mbështetjen e saj ‘vëllezërve axebaxhanas”.