05:09 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Armët me postë drejt Anglisë, nën hetim edhe një shtetas i huaj, ka pasur takime në Shijak, në shoqërinë e një femre

15:57 | 29/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, kapet në Gjermani i shumkërkuari shqiptar (EMRI)

Gjatë hetimeve që po zhvillohen për të zbuluar porositësit e 13 kilogramëve armatim, Krimet e Rënda dhe Antiterrori i kërkojnë ndihmë autoriteteve britanike për të marrë informacion mbi një shtetas të huaj, i cili rezulton të ketë vizituar Shqipërinë për 3 ditë.

“Një shtetas britanik ka zhvilluar takime në Shijak në shoqërinë e një femre. Vizita e tij ka zgjatur nga data 20 deri më 23 gusht, ndërkohë që më pas shpjegohet se është larguar përmes aeroportit të Rinasit”, shkruan ‘’TCH”.

Hetuesit po verifikojnë kamerat e sigurisë të aeroportit, thuhet më tej në rrugë jozyrtare, për të siguruar të dhëna shtesë mbi këtë të dyshuar e për t’ia përcjellë më tej autoriteteve britanike. 

Burimet thonë për ‘’TCH” sE paraprakisht rezulton se emrat e pritësve të pjesëve të armëve, kryesisht të tipit Kallashnikov, janë të dhëna false. 

Si pritës në tre pakot e postuara nga Durrësi rezultojnë shtetasi bitanik Lauron Lee, që jeton në qytetin Uetford, si dhe Lauren Coules e Jake Marchant, që jetojnë në Bedford. 

Emrat e të treve janë shënuar në secilën nga pakot, ndërkohë që dërguesit janë tre të moshuar që nuk kishin dijeni për çfarë kishte ndodhur. 

Po ashtu se dërguesi kryesor në Shqipëri është i kërkuari Neritan Faria, i cili ka përdorur Saimir Çullhajn për të dorëzuar pakot me armë në kompaninë ndërkombëtare. 

Por ndonëse 32-vjeçari ka treguar emrin e bashkëpunëtorit, ai mohon të ketë patur dijeni për përmbajtjen e tre pakove të mbushura me armatim. Pjesëtarë të grupit hetimor dyshojnë se Çullhaj nuk po thotë të vërtetën dhe se është i implikuar në trafik. 

Pakot me pajisje armatimi u zbuluan gjatë një kontrolli në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që dosja po hetohet nga Krimet e Rënda përsa kohë vepra e trafikut të armëve është kompetencë e kësaj prokurorie.

Pas

Përmbytet Tirana brenda pak minutave, Policia Rrugore apelon për trafikun

Para

Shoqërimi i Nikollë Lesit, reagon Policia: Erdhi vetë në komisariat

Para
“Më është rrethuar redaksia sikur të ishte një vend kriminal”, rrëfimi i fortë i Nikoll Lesit

Shoqërimi i Nikollë Lesit, reagon Policia: Erdhi vetë në komisariat

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.