Blogerja Armina Mevlani dhe njëherësh partnerja e Shkëlzen Berishës është tejet provokative në rrjetet sociale me postimet e saj.
Së fundi teksa ka ekspozuar një prej fustaneve të shtrenjta të dyqanit të saj që gjendet në ish-Bllok, ajo ka treguar se frymëzohet nga një personazh i telenovelave latine siç ishte Rubi, një vajzë e etur për pushtet dhe para.
Qëllimi i Rubit nuk ishte aspak që të dashurohej dhe të lidhte jetën me personin për të cilin ndjente, por ajo bëri çdo gjë për të arritur paratë që aq shumë i kishte ëndërruar gjatë jetës së saj.
Në sfond të videove të Arminës dëgjohet edhe kënga: Gruaja e asnjërit, gruaja e të gjithëve, gruaja që vret, gruaja që zhvat.
Le të shpresojmë që ky ka qenë vetëm një frymëzim i momentit për Arminën, pasi ajo tashmë është një grua e suksesshme dhe nuk i duhet që të qëndrojë me Shkëlzenin vetëm për para.