Blogerja Armina Mevlani është shprehur e irrituar në rrjetet sociale, pasi sipas saj po abuzohet me kafshët. Armina na tregon një detaj që i do shumë kafshët dhe këtë e tregon edhe fakti se ajo ka 4 mace në shtëpi. Por së fundmi shqetësimi i saj janë qingjat.
“I dua shumë qengjat, do doja të ishin të lumtur dhe të lirë. Jam shumë e trishtuar. Sapo pashë një qengj që shikonte se si thereshin shokët e tij, teksa priste radhën që e njëjta gjë ti ndodhte dhe atij”, , shkruan Armina teksa lutet që ky abuzim me kafshët të marrë fund. (J.V/Shuplaka)