23:33 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Armina Mevlani tregon si e mban gjoksin në formë, flet dhe për martesën me Shkëlzenn Berishën

21:10 | 01/10/2020
në Aktualitet, Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
A do ta falte tradhtinë Armina Mevlani? Përgjigjja e saj s’duhet humbur!

Blogeria e njohur Armina Mevlani ka folur sërish për planet që ka në lidhje me dasmën, të cilën për shkak të pandemisë ajo dhe Shkëlzen Berisha u detyruan ta anulojnë.

E ftuar në emisionin Rudina, Armina tha se vitin tjetër është e sigurt do kemi dasmë dhe me shumë mundësi në vjeshtë. Nëse nuk arrijnë të organizojnë një dasmë me shumë njerëz për shkak të pandemisë, çifti do bëjë një festë private dhe të nisin të krijojnë familje.

Rudina Magjistari: Ju kishit planifikuar dasmën me Shkëlzenin këtë vit, por e shtytë për shkak të pandemisë?

Armina Mevlani: Mua 2020 gjithmonë më ka pëlqyer si vit. Nuk e kisha vendosur 100%. Për dasmë i kam gjërat gati sepse për fustanin jam në kontakte me dizajnerë dhe e di se çfarë dua. Thjesht do tre ose katër muaj që të bëhet. Por nuk kishim lënë diçka konkrete, thjesht më ka pëlqyer 2020-ta. Kur filloi në Shkurt pandemia ishim në diskutime nëse do e bënim apo jo këtë verë dhe në momentin që filloi kjo situatë, i lashë gjërat përgjysmë sepse unë kam pritur me bashkëjetesë gjithë këto vite, disa muaj më shumë apo një vit, nuk është se do ndryshojë diçka mes meje dhe Shkëlzenit.

Thashë ta bëjmë në një moment që të gjithë të ndihemi të sigurt. Edhe vitin tjetër nuk është se do ndryshojnë shumë gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë, ndoshta do bëj diçka më shumë intime.  Edhe nëse nuk e bëjmë me shumë njerëz, diçka më private do e bëjmë patjetër sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara. Armina ka treguar se vjeshta është stina e saj e preferuar, prandaj shpreson që edhe dasmën ta bëjë në vjeshtën e vitit të ardhshëm”.

Disa kohë më parë një postim i Armina Mevlani në lidhje me disa këshilla për mirëmbajtjen e gjoksit, ka bërë bujë të madhe. Për këtë gjë, blogeria ka  treguar edhe një herë hapat më kryesore që një femër duhet të bëjë për të patur një gjoks perfekt.

“Unë kam lexuar shumë për mirëmbajtjen e gjoksit. Duke qenë se unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në çdo zonë të trupit, dua të qëndroj tek natyralja. Për këtë arsye kam dashur ta ndaj me të gjitha vajzat që kanë fëmijë dhe e kanë të nevojshme që ta trajtojnë. E para është i ftohti. Unë mundohem që kur të bëj dush me ujë të ngrohtë, përpiqem që gjithmonë ta bëj shpëlarjen me ujë sa më të ftohtë në zonën e bustit.

Kur është verë mundohem të bëj edhe një masazh me akull, përdor gjithmonë krem për strijat që e ble në farmaci dhe një herë ose dy herë në javë bëj ushtrime që janë pompat. Edhe kur ndihem e lodhur marr peshat dhe bëj disa ushtrime, një deri dy herë në javë. Përpiqem që t’i shmang të gjitha reçipetat e forta, mbaj reçipeta shumë të buta që janë tantellë e hollë”, është shprehur Armina Mevlani.

Pas

Kryetari i Komunës në Preshevë kërkon 5 milionë euro nga Kosova dhe Shqipëria

Para

U rrah barbarisht për vdekje nga bashkëshorti i saj, në SHBA fillon mbledhja e parave për të kthyer trupin e 23-vjeçares në Shqipëri, foshnja 11 muajshe…

Para
U rrah barbarisht për vdekje nga bashkëshorti i saj, në SHBA fillon mbledhja e parave për të kthyer trupin e 23-vjeçares në Shqipëri, foshnja 11 muajshe…

U rrah barbarisht për vdekje nga bashkëshorti i saj, në SHBA fillon mbledhja e parave për të kthyer trupin e 23-vjeçares në Shqipëri, foshnja 11 muajshe...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.