Të gjithë sytë janë sot të drejtuar nga dasma e vitit që po mbahet në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që shumë komentues janë shprehur pro dhe kundër veshjes dhe look-ut të Meghan.
Një nga personazhet që e ka ndjekur me kuriozitet ceremoninë ka qenë edhe blogerja Armina Mevlani. Ndryshe nga shumica Armina ka shprehur mendimin e saj në disa postime në Instastory duke thënë se fustani i nuses ishte më i thjeshtë seç duhet dhe flokët e saj mund të ishin stiluar më mirë.
“Përse flokët e saj janë kaq keq? Ju pëlqen fustani i saj? Unë mendoj se është më i thjeshtë nga ç’duhej.”,- shkruan Armina në postimet e saj.
Ndoshta nusja e re e familjes mbretërore ka preferuar të jetë sa më thjeshtë të ishte e mundur në dasmën e saj edhe pse Armina mendon se duhet të kishte tentuar pak më shumë.
(E.K/FAXWEB.AL)