Armina Mevlani është një nga femrat më të komentuara të shoëbizit shqiptar. Blogerja shqiptare është diskutuar gjithmonë për jetën e saj luksoze, dhe për lidhjen e saj me djalin e ish-Kryeministrit Sali berisha, Shkëlzenin.
Armina postoi dy foto nga eventi i rëndësishëm “Oda”. Përkrah make up artistit të famshëm me origjinë shqiptare, Mario Dedanoviç, blogerja shkëlqen e veshur me një fustan të kuq mëndafshi.
Mirëpo ndjekësit kanë pikasur barkun e fryrë, dhe kanë vërshuar komentet.
“Shtatzënë”, “Po pret një bebe?”- shkruajnë njerëzit.
Modelja ndoshta thjesht ka shtuar disa kile, por fotot I fshiu, dhe kjo I shton më tepër dyshimet.
(F.M/Faxweb)