Shkëlzen Berisha është padyshim një nga meshkujt më të hijshëm që janë pjesë e jetës publike në vend, dhe këtë më mirë se gjithë të tjerët e di partnerja e tij Armina Mevlani.
U bënë vite që ata janë tashmë krah njëri-tjetrit dhe nuk mungojnë as daljes së bashku nëpër evente. Ndërkohë që nuk mungojnë as komentet e ndërsjella të të dyve në rrjetet sociale.
Më e fundit ka qenë dje, ku Shkëlzeni kishte freskuar foton e tij të profilit në rrjetet sociale, ndërsa Amina ka lënë një koment mjaft pikant ‘’do të më çmendësh”?? i shkruan ajo.
Ndërsa Shkëlzeni ja kthen se vetë ajo ia ka bërë foton, duke i zbuluar kështu sekretin.
Pak ditë më parë në një dalje publike në media Armina foli dhe për marrëdhënien e saj me Liri Berishën, ku u shpreh se mirëkuptohen më së miri me njëra-tjetrën.
(E.K/SHUPLAKA)