Nga Klodian Tomori
Ka dy kategori njerezish qe kundershtojne marreveshjen Rama Basha.
Te paret jane njerez me ndikim publik. Keta e sulmojne marreveshjen nen petkun e idealizmit. Megjithate stofi i idealistit perplaset me llogarite bankare. Shumica e tyre jane milionere ne euro. Nese Shqiperia rreshket ne destabilitet apo konflikt, keta dhe kontot e tyre jane te sigurte.
Grupi i dyte jane figura brenda Partise Demokratike. Keta jane ish zyrtare te larte, ish ministra, ish drejtore. Shumica e tyre zanatcinj tenderash ne tete vitet e qeverisjes se PD. Zakonisht i gjen neper lokalet me luksoze te Tiranes duke pire verera te shtrenjta. Fatkeqesisht ne nuk kemi nje liste te tipit Forbes, qe ben renditjen e njerezve me te pasur te vendit. Nese do ta kishim, keta do ishin ne top 1% e me te pasurve.
Keta thone se marreveshja shkaterroi Shqiperine dhe Partine Demokratike. Por kete filluan ta thone pasi nuk e pane emrin tek lista e Lulzim Bashes.
Ka dhe nje grup njerezish te ndershem, te cilen nuk kane asnje interes financiar, por marreveshjen e kritikojne sepse e besojne me te vertete qe eshte e demshme. Per keta nuk mund te kem pervecse respektin maksimal, edhe pse nuk ndaj te njejtin mendim.
Por cfare ishte lista?
Lista e Lulzim Bashes eshte ndoshta e keqe, ne gjysmen e saj. Po. Por ajo liste eshte operacioni me i madh i pastrimit ne politiken shqiptare.
Ajo liste shporri nga politika njerez, pasuria totale e te cileve arrin pa frike ne 10 per qind e PBB-se. Plot 100 milione euro. Nga vilat ne bregdet, resorte, deri te bizneset miliardere. Burimi i parave dihet se kush eshte. Trafiku i influencave te pushtetit dhe korrupsioni.
Marreveshja politike mes Rames dhe Bashes eshte nje e mire e madhe publike. Ajo relakson tensionin politik ne vend, shtron bazat per reformimin e institucioneve dhe shtetit dhe potencialisht mund te shnderrohet ne stimulin me te fuqishem per ekonomine shqiptare.
Nje e mire nga e cila perfitojne te gjithe. Pervec elites se korruptuar ekonomike, interesat e se ciles jan gjithmone te kunderta me ato te publikut te gjere.