Kukësi është kthyer te tre pikët e plota në kampionat, teksa ka mundur me rezultatin 2-0 Kamzën në stadiumin “Fuat Toptani”. Ndërsa Laçi fituar në frymën e fundit përballë Kastriotit me rezultatin 2-1, në kuadër të javës së 14-të në Kategorinë Superiore.
Pjesa e parë prodhoi dy gola aksidentalë për Kukësin duke bërë që fitorja për verilindorët të vendoset që në 45 minutat e parë. Skuadra që drejtohet nga Armando Cungu kaloi në avantazh në minutën e 30’. Ishte Çyrbja nga e djathta, ku provoi Ethemi me kokë, por topi kthehet nga traversa aty ku ishte Frashëri i cili kërkoi të largojë topin, por për fat të keq e fut sferën në portën e tij.
Gjithashtu, pas tre minutash, Kukësi dyfishoi shifrat, sërish me falë një autogoli, por kësaj radhe ishte Olsi Teqja i cili nën presionin e Dzarias e shtyu topin drejt rrjetës së tij.
Nga ana tjetër, Laçi ka bërë hap fals në shtëpi, teksa ka barazuar përballë Kastriotit të vendit të fundit. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit në minutën e 61’ të takimit. Kalon në avantazh Laçi përballë Kastriotit.
Ndërsa, pjesa e dytë nuk prodhoi më gola, por vetëm disa tentativave dhe vertikalizimeve, por nuk u finalizuan nga asnjëri prej ekipeve, pasi skuadra verilindore e kishte siguruar fitoren. Me këtë fitore, Kukësi grumbullon 24 pikë dhe ndodhet në vendin e katërt në klasifikim, vend i cili nëse do të ruhet i siguron Laçit pjesëmarrje në Kupat e Europës.
Pas një krosim të ardhur nga një goditje dënimi, Xhixha arrin të kthejë një top në zonë nga e majta dhe Altiparmakovski goditi drejt portës. Por, pas 9 minutash Kastrioti vendosi baraspeshën, pasi Bardhi mori një top nga e djathta për të pasuar më pas për Roger, ky i fundit shërbeu për Ymerajn që e dërgoi atë top në trekëndëshin e Selmanit, shkruan SP.
Ndërsa në minutën e fundit, Laçi ka shënuar golin e fitores, ku Redon Xhixha u vesh me petkun e heroit duke shënuar me kokë dhe duke mposhtur portën e Kukës. Kishte minuta që Laçi po e impononte Kastriotin në kërkim të golit dhe ia ka doli në fund shtatshkurtri Xhixha.