Autoritetet italiane kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, i cili vuante dënimin arrest shtëpie, pasi akuzohej nga ish e dashura e tij për kërcënim.
Por i riu shqiptar nuk është mjaftuar me kërcënimet, por ka thyer masën arrest shtëpie, dhe ka shkuar e ka dhunuar ish- të dashurën e tij.
I riu me inicialet D. E., rezident në Asti, me precedentë, ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos për dëmtime të rënda të ish të dashurës, por pas këtij aktij 25-vjeçari ka përfunduar sërish në pranga dhe është transportuar në burgun e Quarto, ku do të qëndrojë tetë muaj.