Një virologe e respektuar kineze pretendon se Pekini zyrtar mbuloi shpërthimin e koronavirusit, dhe madje thotë se është detyruar të árratiset nga Hong Kongu sepse e di mirë se si atje i trajtojnë ata që flasin të vërtetën. Dr Li-Meng Yan, e specializuar në virologji dhe imunologji në shkollën e Shëndetit Publik në Hong Kong, thotë se qeveria kineze e dinte për koronavirusin e ri që përpara se ta njoftonte zyrtarisht.
Yan tha për Fox News, se mbikëqyrësit e saj – disa prej të cilëve janë ekspertë të lartë të fushës, kishin njohuri për hulumtimin që ajo e kishte filluar nga fillimi i shpërthimit i COVID-19, e që më vonë u kthye në pandemi globale. Virologia thotë se ata i injoruan paralajmërimet e saj të cilat mund të kishin shpëtuar jetë njerëzish, e madje thotë se ka rrezikuar dhe jetën me largimin në SHBA për të bërë një rrëfim të tillë. Yan thotë se ishte një nga shkencëtaret e para që ka studiuar koronavirusin.
“Kina refuzoi të lejonte ekspertë nga jashtë vendit përfshirë edhe ata nga Hong Kong të kryejnë hulumtime në Kinë”, tha ajo për Fox News, duke shtuar se kjo e bëri edhe më kurioze për të kërkuar nga miqtë më shumë informacion.