Një grup e qytetarësh në Shkup kanë protestuar para Qeverisë dhe kërkojnë përgjegjësi për arratisjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, raporton INA.
Gjithashtu ata kërkojnë edhe arrestimin e Sasho Mijallkov, ish- drejtorin e DSK-së dhe kushëririn e Gruevskit.
Arratisja e Nikola Grevskit për në Budapest, ku dhe kërkon azil politik ka ngjallur reagime të shumta.
Ministria e Drejtësisë u shpreh se po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për ekstradim, pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme se Gruevski gjendet në Hungari.
Gruevski është dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre. Nikola Gruevski më datë 11 nëntor, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë, sipas njoftimit të policisë shqiptare.
(B.H/Faxweb)