Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, të dy 41 vjeç, kanë alarmuar autoritetet greke prej ditëve të para të 2025. Ata mbaheshin në Burgjet Bujqësore të Kassavetias, prej ku edhe u arratisën mbrëmjen e së enjtes me 2 janar 2025e. Sipas informacioneve, policia greke po heton edhe në Perëndim të Atikës për kapjen e kriminelëve të rrezikshëm, madje ka raportime nga qytetarët se i kanë parë ata.
Operacioni për gjetjen e tyre po realizohet nga ekipe të posaçme të policisë. Siç raportojnë të njëjtat burime, dy të arratisurit mund të jenë të armatosur dhe besohet se janë bashkë.
Dy shqiptaret janë dënuar me shumë vite burg madje edhe me burgim të përjetshëm për një sërë grabitjesh, zjarrvëniesh dhe anëtarësim në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vrasjeve.
Të dy të burgosurit, të dy 41 vjeç, mbaheshin që nga viti 2019 në Burgjet Bujqësore, në një zonë pa gardh sigurie, për shkak të sjelljes së mirë, ndërsa dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.
Të arratisurit kishin marrë pesë ditë leje në vitin 2024 dhe duket se e shfrytëzuan kthimin e tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen.
Zhdukja e tyre, e cila u konstatua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë, pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm për shkak të të kaluarës së tyre të rëndë kriminale, ndërkohë që kërkimet për gjetjen e tyre janë në zhvillim e sipër.
Ishin pjesë e një bande vrasësish me pagesë
Dy shqiptaret, të dy 41 vjeç, janë dënuar për një sërë krimesh të rënda, si grabitje, tentativa vrasjeje, zjarrvënie dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.
Dënimet e tyre përfshijnë shumë vite burg dhe burgim të përjetshëm, çka tregon rrezikun e lartë që ata përbëjnë për sigurinë publike.