Tre gardianë janë arrestuar pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze nga burgu i Shënkollit mbrëmjen e së hënës (3 Shkurt).
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm u vendosën në pranga 3 punonjësit e IEVP Shënkoll pas përfundimit të veprimeve hetimore dhe analizimit të situatës.
Ndaj gardianëve është ngritur akuza për shpërdorim detyre, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes ata ishin në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e tyre sipas ligjit.
Ndërkohë policia ende nuk ka rënë në gjurmët e Daut Lazes i cili konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Blutë kanë ofruar edhe një shpërblim prej 10 mijë eurosh për këdo që jep infomacion për kapjen e 49-vjeçarit.